Mbrojtësi i PSG-së, Alesandro Florenzi, ka kaluar një moment të vështirë teksa po udhëtonte për t’u grumbulluar me Italinë.
Pas nisjes, lojtari dhe pjesëtarët e tjerë të avionit njoftohen se kishte diçka që nuk shkonte.
Avioni kishte shfaqur probleme dhe duhet të bënin ulje të detyrueshme.
Pasi qëndruan për 10 minuta në
ajër,
avioni u ul
përsëri në
Paris, për të mos rrezikuar më tej.
Problemi ishte te njëra nga dyert e avionit, që alarmoi të gjithë.
I gjithë rreziku dhe paniku kaloi në momentin që
avioni u ul
përsëri në
Paris.
Shtuar më 06/10/2020,
ora 15:02