Ylli i PSG-së pranë Arsenalit, pritet marrëveshja mes klubeve
Layvin Kurzawa është shumë pranë transferimit te Arsenali.

Mbrojtësi i Paris Saint Germain, i cili gjatë 20 javëve kampionat është aktivizuar nga trajneri Tuchel vetëm 11 herë, 6 nga të cilat si titullar, u ka kërkuar drejtuesve të klubit largimin nga skuadra.

27-vjeçari ka një kontratë deri në fund të sezonit me parizienët, por sipas mediave angleze, futbollisti që ka arritur një marrëveshje paraprake me Topçinjtë, dëshiron që të kalojë që në Janar nën urdhrat e trajnerit Arteta.

Tani mbetet gjithçka në dorë të klubit londinez, që duhet të formulojë një ofertë bindëse për Paris Saint Germain, që këta të fundit të heqin dorë menjëherë nga shërbimet e Kurzawa, pa pritur verën .
Shtuar më 19/01/2020, ora 15:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori