Ylli i Real Madridit i frikësohet humbjes së titullit pas disfatës ndaj Betis
Mesfushori brazilian i Real Madridit ka pranuar se humbja ndaj Betis mund ti kushtojë skuadrës së tij titullin kampion të La Liga-s.

Madridi e pati mundësinë ta rimarrë kreun e ligës para Barcelonës, por pësoi disfatë dhe tani ngel dy pikë prapa rivalit më të madh.

Mesfushori brazilian e uroi Betisin për triumfin, duke e pranuar se ishte skuadër më e mirë se Real Madridi.

"Për ta fituar La Ligën, ne duhet të luajmë mirë në çdo ndeshje, dhe sot nuk luajtëm mirë", tha Casemiro pas ndeshjes.

"Nëse kundërshtari është më i mirë, që Betisi ishte, ne duhet ta urojmë dhe të vazhdojmë të punojmë sepse ne nuk ishim në nivelin që e treguam në lojën e fundit", shtoi ai.

"Ne nuk luajtëm siç luajtëm kundër Barcelonës. Kjo disfatë mund të na kushtojë me LA Liga", theksoi ai.
Shtuar më 09/03/2020, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori