Ylli i Realit i prekur me koronavirus, çfarë do të ndodhë me ndeshjen e Champions kundër City-t?
Sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz, ka rezultuar pozitiv në testin e Koronavirusit. Ai është izoluar në banesën e tij për të mos patur kontakte me njerëzit e tjerë. Sipas Cadena COPE, është e rëndësishme të theksohet se Mariano nuk është stërvitur këtë të martë dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë kontakt me anëtarët e tjerë të ekipit, duke pasur parasysh që skuadra nuk është stërvitur as javën e kaluar.

Mariano Diaz do të humbasë ndeshjen e kthimit të Championsit, që Reali do ta zhvillojë në fushën e Manchester City-t.

Të gjithë lojtarët “merengues” e kaluan javën që lamë pas me familjet dhe miqtë e tyre, pasi trajneri Zinedine Zidane vendosi t’u japë një javë të plotë pushim me përfundimin e kampionatit. Të gjithë pjesëtarët e klubit madrilen iu nënshtruar testit për të kuptuar nëse do të ktheheshin të gjithë të pastër nga pushimet. E vetmi i konfirmuar pozitiv është Mariano, tashmë i karantinuar në banesën e tij.

Shtuar më 28/07/2020, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori