Ylli i Realit i premton besnikëri Lopeteguit
Pëlqej
maselo
Mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo ishte autori i vetëm i golit për madrilenët në humbjen me shifrat 2-1 përballë Levantes. Pas ndeshjes Marcelo tha se skuadra është e gjitha me trajnerin.

“Ne kemi luajtur mirë, por topi u duk sikur nuk donte të hynte në portë. Duhet të mbajmë kokën lart për të fituar ndeshjet e radhës
Levante nuk ka bërë shumë mirë, ka marrë avantazhin falë gabimeve tona.

Jemi me trajnerin deri në vdekje. Ai na i thotë gjërat shumë qartë dhe marrëdhënia mes nesh është shumë e mirë. Duhet ta lëmë atë të punoj. I ndjej ngjyrat e këtij klubi dhe ndihem shumë keq kur nuk fitojmë. Është e padrejtë ta krahasoni atë me Benitezin”, tha Marcelo. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori