Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Ylli i Realit nuk është i sigurtë nëse do të qëndrojë në Madrid
Martin Odegaard, ylli 20-vjeçar i Real Madrid, i cili është i huazuar te Vitesse, do të kthehet në Valdebebas verën e ardhshme.

"Me Zidane ndihem shumë mirë, por nuk di se çfarë planesh kanë për të ardhmen time. Në verë do të kthehem te Real, Zidane më njeh dhe do të mund të kuptojë menjëherë se çfarë mund t'i jap skuadrës", ka thënë norvegjezi.

"Gjithsesi, unë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Te Vitesse ndihem mirë, po bëj një sezon të bukur dhe nuk kam menduar akoma për Real-in".

"Do të flasim për këtë në fund të sezonit, e vetmja gjë që dua është të kem vazhdimësi sezonin e ardhshëm dhe nuk e di nëse kjo do të jetë e mundur te Real-i". /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2019, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori