Ylli i Realit sonte luan ndeshjen e fundit me "Los Blancos"
Finalja e sotme e Ligës së Kampionëve do të jetë një ndeshje e veçantë për yllin e Realit, James Rodriguez. Futbollisti kolumbian luan për herë të fundit me ngjyrat e "Los Blancos" pasi shumë shpejtë ai do të transferohet në një tjetër ekip.

Rodriguez do ta mbyllë aventurën te Los Balncos në Cardiff. Pikërisht në këtë vend kolumbiani e kishte nisur aventurën te Real Madridi.

Ai më 12 gusht të vitit 2014 luajti në Cardiff ndeshjen e parë me Real Madridin ndaj Sevillas të vlefshme për Superkupën e Europës.

James Rodriguez ka luajtur vetëm 13 ndeshje si titullar këtë sezon, ndërkohë që e ardhmja e tij duket se do të jetë United ose Interi. Vlera e kartonit të tij shkon nga 60-80 milionë euro. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2017, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori