Ylli i Romës do të vëzhgohet nga afër nga dy gjigandë anglezë ndeshjen e sotme
Roma-Juventus është kryendeshja e mbrëmjes së sotme në Serie A. Dueli që zhvillohet në “Olimpico” është tepër interesant. Vendasit do të tentojnë të marrin pikë për t’u konfirmuar në vendin e katërt, ndërsa bardhezinjtë e Sarrit duan fitoren për të parakaluar Interin në krye.

Të pranishëm në stadium do të jenë dhe përfaqësues të dy skuadrave angleze. Tottenham dhe Chelsea po garojnë për shërbimet e Amadou Diawara. Mesfushori i Romës pëlqehet shumë nga Mourinho dhe Lampard, të cilët kanë dërguar njerëzit e tyre të besuar për të ndjekur nga afër paraqitjen e 22-vjeçarit nga Guinea.

Diawara numëron 15 ndeshje aktivizim këtë sezon, ndërsa kontrata me verdhekuqtë i përfundon në vitin 2024. Dy klubet londineze do monitorojnë nga afër performancën e sotme ndaj rivalit më të fortë në Itali dhe më pas do të përgatisin ofertat e tyre ndaj Romës dhe vetë lojtarit. /
Shtuar më 12/01/2020, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori