Ylli i Romës kërkon transferimin te Barcelona
roma3
Skuadra e Romës njihet si një skuadër që prodhon talente të shumtë. Një nga talentet e Romës është edhe Justin Kluivert i cili u transferua nga Ajaksi në merkaton e verës. Babai i tij, Patrick Kluivert ka theksuar se djali i tij ëndërron që një ditë të luajë për skuadrën e Barcelonës ashtu sikurse luajti ai për gjashtë vite ku shënoi 122 gola.

“Padyshim që do të dëshironte të luante një ditë për Barcelonën, ai po ashtu ka thënë në një intervistë se qëllimi i tij është që të luajë për Barcelonën.

Sigurisht që në Romë ai është duke kaluar momente shumë të mira, ata janë skuadër e re me lojtarë me eksperiencë.
Shpresoj që një ditë ai do të kalojë të Barcelona, sepse kjo është po ashtu edhe ëndrra ime”, tha Patrick Kluivert. /albeu.com/

Shtuar më 26/10/2018, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori