"Ylli" i Salzburgut: Kam kopjuar dietën e Ronaldos, idhulli im Zlatan Ibrahimovic
Në debutimin e tij, kundër Genk,
realizoi tregolësh. Këtë të mërkurë, kundër Liverpoolit, në “Anfield”,
realizoi një tjetër. Në total, katër
gola në dy ndeshje për sulmuesin e ri 19-
vjeçar.
“Doja që në fillim që ai të bëhej futbollist. Erling bëri të gjitha sakrificat dhe u largua nga shtëpia kur ishte 16 vjeç për t’u transferuar te Molde. Ai është një profesionist i vërtetë. Përpiqet të bëjë të njëjtën gjë si Cristiano Ronaldo, i cili, pavarësisht se është 34 vjeç, mbetet në majë. Ai ka kopjuar dietën e tij,” – pranoi babai i tij, Alfie, në një intervistë për ESPN.
Në një intervistë të fundit, i riu Haland tha se ambicia e tij ka qenë Premier League:
“Jam shumë i lumtur në Salzburg. Unë duhet të vazhdoj të përmirësohem dhe të shënoj
gola. Premier League ka qenë gjithmonë frymëzimi im, turneu që më tërhoqi më së shumti. Një idhull? Ibrahimoviç, i cila është gjithashtu skandinav si unë … “
Një yll i ri ka lindur dhe Championsi tashmë e njeh atë.
Shtuar më 03/10/2019,
ora 22:08