E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Ylli i "Seria A" tenton ti ikë policisë por aksidentohet rëndë
Sulmuesi i Sampdorias, Defrel, mbrëmjen e së dielës ka bërë një aksident të rëndë ku për pak sa nuk i mori jetën.

Sipas mediave italiane, Defrel kishte tentuar t’i ikë policisë dhe si pasojë e shpejtësisë së madhe u aksidentua.

Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar lëndime por vetëm tronditje.

Raportohet se Defrelit i është gjetur nivel i lartë i alkoolit në gjak, prandaj ai kishte ikur për t’i shpëtuar konfiskimit të patentës së shoferit.

Ai rrezikon ndëshkim të madh nga klubi i tij pas këtij incidenti, për të cilin Sampdoria nuk ka reaguar ende. /albeu.com/

Shtuar më 11/03/2019, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori