Ylli i Slazburgut i gatshëm për tu transferuar në "Santiago Bernabeu"
Real Madridi është afër që në janar të përforcojë skuadrën me yllin e RB Salzburgut, Dominik Szboszlai.

"Los Blancos" e pëlqejnë hungarezin që shënoi 12 gola në 40 paraqitje edicionin e kaluar.

Arsenali gjithashtu është i interesuar për 20-vjeçarin, por sipas ‘Diario AS’, Szboszlai është i hapur për kalimin në "Santiago Bernabeu".

Agjenti i lojtarit është në dijeni të interesimit të "Mbretërve", andaj do e pres ofertën që ndoshta do bëhet gjatë afatit dimëror.

RB Salzburg gjithashtu nuk janë në presion që ta shesin lojtarin, por duan 20 milionë euro për ta lejuar të largohet.

Kontrata momentale hungarezit i skadon në vitin 2022, derisa këtë edicion ka realizuar tri gola në 10 paraqitje, gjithashtu ka kontribuar me gjashtë asistime në të gjitha garat.
Shtuar më 16/11/2020, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori