Ylli i Tottenham: Kosova na befasoi, do paralajmëroj Anglinë
Mesfushori i Tottenhamit, Cristian Eriksen u ndal në mikrofonat e Supersport, për të folur në përfundim të miqësores mes Kosovës dhe Danimarkës, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Rezultat i mirë apo i keq, ku barazim sot?

Përpara ndeshjes kemi besuar te fitorja, por kur pamë që ishim në disavantazh, mund të themi që barazimi është një rezultat i mirë.
A e keni pritur një Kosovë të tillë?

Ne e kemi ditur që është një kundërshtar i fortë, pro sot e pamë që Kosova ishte vërtetë e organizuar dhe na vështirësoi punën.

A e shikoni Kosovën si një befasi në eliminatore?

Po. Unë do të paralajmëroj Anglinë për forcën e kësaj skuadre, që i ka të gjitha mundësitë të befasojë. /albeu.com/

Shtuar më 21/03/2019, ora 21:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori