Mesfushori i
Totenhemit Dele Alli ka habitur të gjithë në prag të
kampionatit, pasi ka vendosur të ndryshojë emër, ose më saktë atë çka shkruan në fanellë.
Super talenti anglez, i cili edhe pse është vetëm 20 vjeç, është tashmë një ndër lojtarët më të shtrenjtë në planet, ka vendosur të heqë dorë nga shkrimi “ALLI” në fanellën e vet, pasi sipas tij “nuk përfaqëson atë që është dhe nuk ndjen lidhje me atë mbiemër”.
Për pasojë, tani e tutje
Dele Alli do të ketë të shkruar në fanellë vetëm “DELE”. Në fakt, nuk është ndonjë gjë e re, pasi ka shumë futbollistë që e bëjnë këtë gjë, por tifozët e
Totenhemit me të drejtë janë tërbuar pasi kanë blerë fanellën e tij, në të cilën shkruhet "ALLI".
Shtuar më 13/08/2016,
ora 10:18