Ylli i Tottenhamit pritet të luajë ndaj Dortmund
Harry Kane mund të kthehet më herët se sa ishte planifikuar në fushë për Tottenhamin, shkruan Albeu.com.

Anglezi u dëmtua në datën 21 janar në ndeshjen ndaj Manchester United, dhe kjo ka ndikuar negativisht tek Spërsat pasi pa sulmuesin kryesor të skuadrës ata janë eleminuar nga "Carabao Cup" dhe "Fa Cup".

Megjithatë riaftësimi po shkon mirë dhe ai mund të rikthehet në 13 shkurt në ndeshjën ndaj Borussia Dortmundit për Ligën e Kampioneve. /albeu.com/

Shtuar më 07/02/2019, ora 17:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori