Ylli i Tottenhamit shihet si pasuesi i Kessie te Milani
Mesfushori Franck Kessie me shumë mundësi do ti thotë lamtumirë Milanit në fund të sezonit, teksa Tottenham Arsenal, Chelsea dhe Paris Saint Germain janë ekipet e interesuara për shërbimet e afrikanit.

Duket se Milani është pajtuar me largimin e Kessies dhe tanimë ka filluar të mendojë për pasuesin e tij.

"Calciomercato" ka raportuar se objektivi i kuqezinjve është mesfushori francez i Tottenham, Moussa Sissoko.

29-vjeçari mund t’i bashkohet Milanit në verë për një shumë prej 15 milionë eurove. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2019, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori