Ylli i Tottenhamit shpallet futbollist i vitit në Premier League
Ylli i Tottenham, Son Heung-min rrëmbeu mbrëmjen e të enjtes trofeun e “Premier League player of the year” (Futbollisti i vitit në Premier League), të dhënë në ceremoninë e “London Football Awards”.

Futbollisti i Koresë së Jugut ka rezultuar njeriu kyç për Spurs-at këtë sezon, duke shënuar 16 gola dhe shërbyer topin e fundit në 9 gola të tjerë, në një total prej 34 ndeshjesh.

Son, i cili ndihmoi gjithashtu përfaqësuesen e tij të fitojë medaljen e arit në Lojrat Aziatike të vitit të kaluar, triumfoi mbi shokun e ekipit, Harry Kane, sulmuesin e Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang dhe fantazistin e Chelseas, Eden Hazard, për të fituar çmimin, që u votua nga një panel prej 22 ekspertësh.
Shtuar më 01/03/2019, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori