E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Ylli Interin zbulon fjalët që i ka thënë Messi në stërvitje
Sulmuesi i Inter-it, Lautaro Martinez, ka folur nga grumbullimi me Argjentinën për kthimin e Leo Messi-t në kombëtare.

"Kam folur me të para stërvitjes, është i lumtur që është këtu", ka zbuluar Lautaro. "Është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, është më i miri në botë. Do të na ndihmojë në çdo ndeshje dhe në çdo stërvitje dhe ne do të duhet të përshtatemi me karakteristikat e tij".

"Kur ke një lojtar kaq të rëndësishëm, duhet të kujdesesh që të bësh lëvizjet e duhura, në mënyrë që topi të shkojë te këmbët e tij dhe më pas të shohësh se çfarë do të shpikë. Do të jetë e rëndësishme të punojmë në këtë aspekt, ne dhe trajneri e dimë mirë", ka përfunduar Lautaro. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2019, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori