Ylli Juventusit rinovon kontratën, refuzon Manchester United
Pëlqej
Alex Sandro ka vendosur të rinovojë kontratën me Juventus-in. Pas negociatave të zgjatura, mbrojtësi brazilian i krahut dhe drejtori sportiv i bardhezinjve, Paratici, kanë arritur marrëveshjen.

Sipas "Sky Sport", lojtari ka rinovuar deri në qershorin e 2023-it me kampionët në fuqi të Italisë. Kështu, Alex San dro ka zgjedhur të refuzojë PSG-në dhe Manchester United dhe t’i thotë po “Zonjës së Vjetër”.

Ish-lojtari i Porto-s është transferuar në Torino në 2015-ën dhe kontrata e tij aktuale skadon në 2020. /albeu.com/



Shtuar më 07/12/2018, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori