I "panjohuri" që po lë në hije Ronaldon
Në 7 javët e para të kampionatit Italian, ylli I Juventusit, Cristiano Ronaldo e sheh veten në kuotën e 3 golave dhe 5 asisteve. Luzitani nuk ka arritur dot të jetë në krye të listës së golashënuesve e cila mban njjë emër të pa njohur.

Bëhet fjale për Krzysztof Piatek I cili akitivizohet me skuadren e Genoa. Në 6 ndeshje me klubin Italian, bomber ka shënuar plot 8 gola. në total golat që ai ka shënuar këtë sezon me Genoa-n janë plot 12 pasi katër të tillë i shënoi në Kupën e Italisë në sfidën ndaj Leçes.

Piatek me origjinë polake e ka në AND-në e tij golin pasi me ish-klubin e tij Ceacovian shënoi 21 gola në 36 takime. Tashmë mbetet të shihet nëse CR7 do të arrijë të ngjitet në krye të listës së golashënuesve ose jo. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 12:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori