Luka
Jovic, ka arritur marrëveshje me prokurorinë serbe për ta
paguar një gjobë me vlerë 30 mijë euro dhe në këtë mënyrë i ka shpëtuar
burgut.
Sulmuesi i
Real Madridit, kishte shkelur rregullat e karantinës gjatë pandemisë së koronavirusit kur ishte kthyer në shtëpi në muajin mars. Për më tepër, ai ishte fotografuar në një aheng për ditëlindjen e të dashurës së vet, Sofija Milosevic, duke nxitur reagime të ashpra në të gjithë vendin.
Për këtë ai u gjobit fillimisht, por refuzimi i tij për ta
paguar gjobën bëri që ai të ndiqej penalisht. Prokuroria kërkoi që
Jovic të dënohej me 6 muaj burgim.
Shtuar më 11/11/2020,
ora 10:18