Ylli shqiptar i UFC-së tallet keq me Drake (FOTO LAJM)

Ndeshja mes McGregor dhe Khabib është bërë kryefjala e mediave sportive, madje është quajtur si ndeshja e shekullit.

Khabib ka dominuar këtë ndeshje duke e detyruar McGregor që të dorëzohet në raunidn e katërt.

Këtë ndeshje e kanë shikuar edhe emra të njohur në shoëbizin botëror, ku një prej tyre ishte edhe reperi i famshëm Drake, ku mbështeste mikun e tij MCGregor.

Por mesa duket nuk ka qënë një natë shumë e lumtur për të pasi, McGregor humbi dhe për më tepër u rrezikua të goditej nga Khabib pasi ky i fundit doli jashtë oktagonit dhe goditi stafin e kundërshtarit.

Në këtë moment Drake dukej se ishte tepër i frikësuar, pasi kjo tregohej qartë në fytyrën e tij.

Pas këtij episodi ka qënë ylli shqiptar i UFC-së, Ilir Latifi, i cili është tallur me reagimin e reperit duke e postuar një prej imazheve të tij në rrjetet sociale.

“(Fytyra e) Drake kur e pa Khabibin duke dalë nga ‘Tetëkëndëshi’”, është përshkrimi i imazhit që e ka publikuar Latifi. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2018, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori