Dejan
Kulusevski nuk ka kursyer elozhet për
Cristiano Ronaldon, i cili sipas tij, nuk mund të ndalet nga
askush.
Në prag të përballjes mes Portugalisë dhe Suedisë, shoku i skuadrës tek Juventusi konfirmon cilësitë të jashtëzakonshme të Ronaldos.
Në ndeshjen e parë ishte e pamundur që ta ndalnim Cristianon,
askush nuk mund ta bëjë. Nëse ai është në ditën e tij më të mirë, vendos vetë gjithçka.
"Të mërkurën kemi një rast tjetër. Do të jetë kënaqësi që të luaj kundër tij, sepse akoma jemi duke u njohur me njëri-tjetrin", ka deklaruar
Kulusevski.
Portugalia dhe Suedia janë pjesë e Grupit 3 dhe do të përballen në Ligën e Kombeve ku përfaqësuesja e CR7 ndodhet në krye me 7 pikë, kurse suedezët kanë tri humbje.
Shtuar më 13/10/2020,
ora 11:20