Ylli United befason duke marë përgjegjësitë: Une isha lojtari më i dobët
Nemanja Matic mendon se ai ishte problemi më i madh i Manchester United gjatë disfatës 4-0 ndaj Everton në Goodison Park të dielën.

Djajtë kanë bërë një paraqitje të tmerrshme duke pësuar disfatën më të rëndë në Premier League që prej vitit 2016.

"Asgjë nuk funksionoi për ne ndaj Everton," shprehet Matic për një televizion norvegjez pas ndeshjes. "Unë, që isha lojtari me më shumë eksperiencë në fushë, nuk luajta mirë.

Nuk mund të fajësojmë të rinjtë e ekipit. Unë isha lojtari më i dobët sot."

Kjo ishte paraqitja e parë e serbit që prej 30 marsit ndaj Watford në Premier League dhe 30-vjeçari dukej shumë larg formës ideale. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2019, ora 22:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori