Yllin e tretë do t'ia ngulja Morattit në ballë
Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, është përfshirë në debatin rreth “titullit të 30-të” të Zonjës së Vjetër në Serie A, duke thënë se yllin e tretë të Juves do t`ia ngulte në kokë presidentit të Interit, Massimo Moratti.

Pas skandalit të shumëpërfolur Calciopoli në vitin 2006, Juventusit iu morën dy Scudetto, një nga të cilat iu dha Interit.

Mirëpo, dëshmitë e fundit rreth kësaj çështjeje nxorën edhe klubet e tjera të përfshira në skandal, madje edhe më shumë sesa Juventusi. Por, për shkak të pamundësisë së vënies së ligjit nëse një çështje kalon pesë vjet, gjërat kanë mbetur ashtu si janë – Juventusi ka zyrtarisht 28 tituj, ndërkohë që klubi thotë se ka fituar 30-të të tillë.

Sidoqoftë, njeriu në qendër të skandalit, Luciano Moggi, mendon se Juventusi e meriton yllin e tretë në fanellë.

“Sigurisht që Juventusi duhet ta vendosë yllin e tretë në fanellë. Nëse do të varej nga unë, do t`ia ngulja Morattit në ballë”, ka thënë Moggi për Radio 24. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2012, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori