Yllit të Milanit i besohet një numër me peshë në kombëtare
Brazili do të zhvillojë dy teste miqësore në ditët në vijim, teksa fillimisht do të përballet me kombëtaren e Panamasë, ndërsa më pas do të luajë me Republikën Çeke.

Për këto dy ndeshje, trajneri Tite ka grumbulluar disa lojtarë të rinj, siç janë David Neres, Aleks Telles, apo edhe Lukas Paqueta.
Ditën e sotme, janë bërë zyrtar edhe numrat që lojtarët do të mbajën në fanellë dhe ajo që bie në sy është fanella e yllit më të ri të Milanit.

Pikërisht Lukas Paqueta do të mbajë mbi shpinë numrin 10. Neymar mungon për arsye dëmtimi, kështu fanellën e tij e ka marrë fantazisti 21-vjeçar. Padyshim, një fakt që tregon shumë, për sa i përket pritshmërive që kanë te Brazili për Paqueta. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori