Zabaleta: Nuk mund ta besoj që Costa nuk mori të kuq
Pëlqej
Pablo Zabaleta mendon se Diego Costa duhej po ashtu të përjashtohej në derbin e djeshëm në mes të Cityt dhe Chelsea.

Zabaleta u përjashtua për shkak të kartonit të dytë të verdhë, të dyja rastet për ndërhyrjet në Costa. Por sulmuesi i Chelseat është fotografuar duke kapur për qafe Zabaletan në ndërhyrjen e dytë.

Dhe, derisa argjentinasi ka kërkuar falje për kartonin e kuq të cilin e morri në takimin e djeshëm, beson se edhe Costa duhej të përjashtohej.

“Do të doja t’i kërkoj falje çdokujt për kartonin e kuq sot. Megjithatë pasi i pashë pamjet, nuk mund të besoj që Diego Costa mbeti në fushë”, ka thënë Zabaleta.
Shtuar më 22/09/2014, ora 10:38
chelssea fans
e Hënë 22 Shtator 2014, Ora 14:14
po ti o mut vetemn ne ate menyr je mundu me i ndal lojtaret e chelseat , se ne menyr tjeter nuk ki shance , edhe erdh suspendimi per ty , kalavesh .
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori