Zaccheroni dhe Allegri kandidatë për pankinën Italiane
Pas përfundimit të Botërorit 2014 trajneri i kombëtares italiane Cesare Prandelli mund të japë dorëheqjen ndërsa Alberto Zaccheroni dhe Massimilliano Allegri janë në garë për këtë post.


Vetë Prandelli siguron se do të hedhë dritë mbi të ardhmen e tij menjëherë pasi skuadra të ketë siguruar biletën drejt Brazilit dhe një gjë e tillë mund të ndodhë brenda pak ditësh pasi Italia pret në shtëpi Bullgarinë dhe Çekinë për të siguruar matematikisht kualifikimin. Një objektiv tjetër që trajneri i ri duhet të përmbushë është edhe zhvillimi i sektorit të të rinjve, pa harruar objektivat për të qëndruar përherë mes më të mirëve të botës për të synuar një trofe të rëndësishëm. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori