Anësori i Crystal,
Zaha, ka pranuar se interesimi nga ana e
Arsenal ishte një gjë e
mrekullueshme për të.
27 vjeçari nuk e ka mbajtur t ë fshehur faktin se ai do të mirëpriste një
mundësi për t’u bashkuar me klubin që e përkrahte kur ishte i vogël.
"Ishte mirë. T’i mbështetës ata dhe të kesh interesimin e tyre njëkohësiht, të lë të mendosh "kjo është e
mrekullueshme", ka thënë
Zaha.
"Por gjërat kurrë nuk funksionojnë ashtu si ti dëshiron, kështu që duhet vazhduar përpara. Unë po mendoja se kjo mund të ndodhë. Por, e gjithë familja ime po shikonte, por nuk funksionoi", ishin fjalët e anësorit të Crystal.
"Jam 27 vjeç, trofetë më interesojnë. Nëse ka
mundësi që të fitosh trofe, atëherë 100%. Kjo është 100% çfarë dua në karrierën time dhe për çfarë po punoj", ishin fjalët e
Zaha, duke mos mbyllur dyert për Arteta dhe skuadrën e
Arsenal.
Kriza ekonomike e pasuar nga Covid-19 do të vështirësojë edhe më shumë punët për transferimin e
Zaha tek
Arsenal.
Shtuar më 06/06/2020,
ora 20:20