Zakaroni beson se do te ia arrin qellimit
Albeu.com
Trajneri bardhezi, Alberto Zakeroni në prag të ndeshjes me Bolonjen, ka besim se ekipi po e merr veten nga ndeshja në ndeshje. “Kemi rigjetur kompaktësinë. Po e marrim veten nga java në javë. Por nuk mund të them se ...... kemi dalë plotësisht nga situata e vështirë”, nënvizoi Zakeroni në konferencën e sotme për shtyp. Trajneri i “Zonjës” është i ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka përballja e radhës në kampionat ndaj Bolonjës në transfertë.

“Duhet të jemi të përqendruar. Ata janë një skuadër e rrezikshme, kanë një raport midis rasteve të krijuara dhe golave të shënuar që nuk e ka asnjë skuadër tjetër në Serinë A. “, pohoi numri një i stolit bardhezi. Në fund përgjigja për Mourinjon: “Nuk jam opinionist dhe federata nuk më ka dhënë mandatin për të vendosur se kush është e drejtë e kush është e gabuar”.
Shtuar më 21/02/2010, ora 19:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori