Zambrotta: Berlusconi s'ka më oreks për investime
Pëlqej
Gianluca Zambrotta, ish-lojtari i Milanit dhe i Juventusit, momentalisht në rolin e trajnerit të Chiassos në Zvicër, gjatë një interviste për "Goal.com", ka folur dhe për tematikat e klubit kuqezi.

"Milani nuk është më në elitën e futbollit botëror, pasi Berlusconi nuk ka më oreks për të investuar në klub dhe kjo ka bërë që kuqezinjtë të kenë një hendek të madh me ekipet elitare si Real Madrid, Barcelona, Manchester City etj", është shprehur italiani.

Zambrotta nuk ka harruar të flasë edhe për Filippo Inzaghin: "Pippo ka ardhur me entuziazëm dhe i ka të gjitha letrat në rregull për të bërë më të mirën. Jam i bindur që do të jetë në gjendje të rilindë Milanin". /albeu.com/



Shtuar më 20/09/2014, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori