Zambrotta i kënaqur me barazimin në Sofje
Albeu.com
Mbrojtësi italian i krahut, Gianluca Zambrotta, e ka shprehur kënaqësinë e tij për pikën të cilën e fitoi Përfaqësuesja italiane në ndeshjen kundër Bullgarisë në Sofje.“Qëllimi ynë është që të fitojmë në shtëpi dhe të barazojmë jashtë. Kjo është arsyeja pse barazimi i të shtunës mbrëma kundër Bullgarisë duhet të konsiderohet si rezultat pozitiv”.

Zambrotta nuk ka qenë i kënaqur me tifozët italianë të cilët kishin përdorur parulla dhe sharje naziste gjatë ndeshjes.

“Tifozët e vërtetë italianë nuk janë atë të cilit janë vërejtur në takimin kundër Bullgarisë”, ka thënë mbrojtësi i Milanit.
Shtuar më 14/10/2008, ora 02:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori