Zambrotta: Tifo për Barçën, Messi më i mirë me të cilin kam luajtur
Pëlqej
Gianluca Zambrotta, ambasadori i Champions League per kete sezon, ishte njeriu qe terhoqi goglat per shortin e fazes cerekinale.

Pas shortit, qe vuri perballe Barcelonen me Atletico Madrid, nuk munguan as komentet nga ish lojtari i Barcelones, Juventusit dhe Milanit, percjell Portali Albeu.

"Eshte e veshtire te thuash se Barcelona do te shkoje deri ne fund, por besoj se i ka te gjithe mundesite ta arrije kete gje. Une do te bej tifo per blaugranat. Kam patur fatin te luaje ne skuadra te medha si Juventus, Milan dhe Barca, por besoj se kampioni me i madh me te cilin kam luajtur eshte Messi, por nuk dua te harroj Zidane dhe Cannavaron", ka thene Zambrotta. /albeu.com/
Shtuar më 18/03/2016, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori