Zamparini: Atë që bëri Moxhi e kanë bërë dhe të tjerë
Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Napolit për dënimin e të ajuzuarve të calciopolit, presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini ka sulmuar të gjithë botën e futbollit italian.

Në një prononcim për radio "Kiss Kiss", presidenti palermitan u shpreh: " Ajo që i ndodhi mbrëmë Moxhit është një tragjedi - tha Zamparini. Më vjen shumë keq që një mik të goditet në atë mënyrë. Gjykimi duhej të bëhej në institucione. Duhen bërë ndryshime dhe jo të jepen dënime të kota. Atë që ka bërë Moxhi e kanë bërë dhe të tjerë, kush më shumë e kush më pak. Flas nl nivel sportiv/ Dënimi i Luciano Moxhit më ka tronditur, nuk më pëlqeu se si u trajtua", u shpreh Zamparini.

Dje, Gjykata e Shkallës së Parë në Napoli, mes të tjerëve, dënoi dhe ish-Drejtorin Sportiv të Juventus me 5 vjet e 4 muaj heqje lirie. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori