Zamparini i jep fund, Palermo kalon në duart e anglezëve
Mbas 16 vitesh në krye të Palermos, presidenti “ikonë” i klubit sicilian, Mauricio Zamparini ka hequr dorë nga karrigia e presidentit.

Pronarët e rinj të Palermos janë një grup investitorësh anglezë, të cilët kanë premtuar se do investojnë shuma të mëdha parash për ta kthyer skuadrën në një ekip stabël në elitën e futbollit italian, Serie A.

Në 16 vite si president i Palermos, Zamparini shkarkoi 44 trajnerë, një rekord ky më vete për futbollin italian, por edhe më gjerë. Nën “mbretërimin” e 77-vjeçarit, arritja më e lartë e klubit sicilian ishte renditje në vendin e pestë të Serie A në sezonet: 2005/2006, 2006/2007 dhe 2009/2010.

Ndërkohë Zamparini njihet si presidenti më i ashpër në Itali. Ai ka shkarkuar shumë trajnerë nga ekipi duke mos teleruar aspak.

Klubi Palermos ka prodhur shumë lojtarë me emër si Dybala, Cavani, Sirigu, Barzagli e etj. Për këtë ka meritë absolute 77 vjecari.

Palermo luan në Serinë B teksa mban vëndin e parë me 24 pikë duke qënë skuadra pretendente për tu ngjitur sezonin e ardhshëm në Serinë A. /albeu.com/

Shtuar më 22/11/2018, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori