Zamparini mbron Pastoren: S'i pasojnë sepse janë xhelozë
Presidenti i Palermos i del në mbrojtje ish-benjaminit të tij te Palermo, argjentinasit Javier Pastore i cili në javët e fundit në kampionatit francez nuk duket se po kalon një periudhë shumë të mirë.

" Ndonjëherë nuk i pasojnë topin sepse janë xheloz", u shpreh Zamparini për gazetën franceze "L'Equipe".

Më pas siçiliani jep këshilla mpër tranjerin e Psg-së dhe për Leonardon, Drejtor Teknik te parizienët: " Tranjeri dhe Leonardo duhet të bëjnë kujdes pasi një gjë e ngjashme i ka ndodhur edhe tek Palermo", deklaroi Maurizio Zamparini për median franceze.

Javier Pastore u transferua te francezët gjatë merkatos së janarit por duket se nuk po jep në fushë atë që pritej prej tij. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori