Zanetti flet për situatën e vështrë të Icardit, dhe për sfidën ndaj Eintracht Frakfurtit
zanetti
Ish-legjenda e Interit Javier Zanetti i cili ka luajtur për 19 vjet me zikaltrit, ka folur për shortin e Europa League teksa Interi do të përballet me Eintracht Frankfurt.

Argjetinasi e ka cilësuar skuadrën gjermane si mjaft kundërshtar të frikshëm, teksa foli dhe për situatën e Icardit e cila nuk është aspak e mirë, teksa këtij të fundit i hoqën shirtin e kapitenit pak ditë më parë.

"Ekipet gjermane janë gjithmonë të vështirë për tu mposhtur, kështu që do të duhet të punojmë shumë për të kaluar", ka thënë fillimisht Zanetti për Sky Sport Italia.

"A jemi favoritë? Interi duhet gjithmonë të përpiqet të shkojë deri në fund të rrugës në çdo garë, ndërsa jemi në dijeni se ka ekipe të tjera të forta".

"Ne do të përpiqemi, kushtet për të bërë mirë janë në vend. Interi është përmirësuar shumë në ndeshjet e fundit dhe jam i bindur se ne mund të arrijmë".

"Mauro është një lojtar i rëndësishëm për ne", shtoi legjenda e zikaltërve.

"Ne shpresojmë ta kemi atë për këto ndeshje. Unë besoj se kur ka probleme në dhomat e veshjes, ju duhet t’i zgjidhni ato brenda vendit".

"Ky grup mund të bëhet më i fortë dhe më i fortë. Dua që ne të krijojmë kushtet që të mund të vazhdojmë të fitojmë".

"Më vjen keq për situatën që është ngritur, por përsëris: duhet të sqarohet me mendimin e parë që është e mira e ekipit".

"Përsëri kapiten? Vendimi nuk është marrë lehtë, prandaj nuk mendoj se do të ndryshojë. Nuk kam biseduar me të ende", përfundoi argjentinasi.
Shtuar më 22/02/2019, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori