Zanetti i lodhur nga ish-kapitenin: Kemi folur shumë për Icardin
Zv.presidenti i Interit, Javier Zanetti, tha se ka pasur shumë thashetheme për Mauro Icardi në këto kohë, çka ka rritur edhe pasigurinë mbi të ardhmen e yllit argjentinas në Milano.

Icardi nuk ka luajtur me zikaltrit që kur iu hoq shiriti i kapitenit, muajin e kaluar. Sulmuesi ka pretenduar se ishte i dëmtuar, por klubi tha fillimisht se testet mjekësore nuk kanë zbuluar diçka specifike.

I lidhur me një transferim te Real Madridi, Juventusi dhe Napoli, edhe pse në mes të kontratës në "San Siro", Icardi u kthye në trajnim me Interin të martën.

I pyetur nëse Icardi mund të jetë në fushë, ndaj Lazios, të dielën, Zanetti tha: "Unë mendoj se kemi folur shumë për të. Tani duhet të përqendrohemi në fushë, sepse kjo është themelore për fazën finale të sezonit".
Shtuar më 28/03/2019, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori