Zanetti: Icardi dhe Lautaro janë e ardhmja e Interit
Javier Zanetti është një nga ata persona që kanë të gjithë të drejtën për të folur për gjendjen aktuale të Interit, apo për lojtarët e kësaj skuadre.

Në një intervistë për “Goal.com”, ai ka thënë se Lautaro dhe Icardi janë e ardhmja e Interit. Kështu ai ka hedhur poshtë çdo zë për Icardin, i cili mund të mos rinovojë kontratën me zikaltrit.

Icardi është i ri, ai po merr nota shumë të mira deri tani në karrierë. Një gjahtar në nivel ndërkombëtar dhe me Lautaron do të bëjnë të ardhmen e Interit”, ka thënë Zaneti.

Ndërsa për Lautaron ai ka thënë: “Jemi me fati ta kemi ne, për mua është një surprizë e bukur. Nuk e njoh si person, por më pëlqen si lojtar. Jemi të lumtur që e kemi, ne dhe tifozët duam të jetë mirë. Nuk është e thjeshtë të përshtatesh me futbollin italian, por ai po bën një punë të shkëlqyer. Një e ardhme e madhe po e pret”, deklaroi Zanetti. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori