Zanetti: Icardi do që të rri tek Interi
Javier Zanetti ka thënë se Mauro Icardi është “kapiten dhe një pikë reference për Interin”, pavarësisht se është përfolur për një kalim në Juventus

“Është zhgënjyese fakti që ai nuk është ftuar për Botëror pasi që ka provuar me fakte që mund të adaptohet në skuadrën e Argjentinës”, ka thënë Zanetti.

“Kur keni një kampion si ai në skuadër, është normale që të marrim shumë oferta për ta, por Mauro është kapiten dhe një pikë reference për Interin. Ne jemi të lumtur që ai është këtu dhe ai është i lumtur që është me ne.

“Jemi të shqetësuar me spekulimet për transfere, sepse ai ka shpreh dëshirën për të mbetur me skuadrën për sezonin e ardhshëm ku luajmë edhe në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Zanetti. /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori