Kapiteni i Interit, Javier
Zanetti ka përgëzuar shpirtin e skuadrës së tij pas fitores historike kundër Cesenës me rezultat 2-1 edhe pse e filloi ndeshjen në disavantazh.
Interi ishte duke e humbur këtë takim por në pesë minutat e fundit të
takimit, Giampaolo Pazzini shënon dy herë për t'i dhënë fitoren
klubit të tij.
"Ky është
Interi,
Interi i vërtetë. Ky klub besoi dhe vendosi të mos dorëzohej deri në fund të
takimit".
"Ne nuk merituam të humbnim, pas pranimit të golit, ne provuam të rikthehemi dhe e bërëm këtë gjë": tha
Zanetti për SKY. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2011,
ora 12:29