Zanetti: Lavezzi? Nëse ma kërkon Interi, i telefonoj
Pëlqej
"Nëse klubi ma kërkon, do të isha i gatshëm ti telefonoja Lavezzit". Kështu është shprehur zv/presidenti i Interit Javier Zanetti, i cili foli për merkaton dhe veçanërisht për argjentinasin Ezequiel Lavezzi pas hedhjes së shortit për fazën e grupeve të Europa League në Monte Carlo.

"Interi është i fortë dhe kompakt, përveçse i ri. Me merkaton merret Ausilio dhe nëse do të vinte një tjetër lojtar do të ishim shumë të lumtur. Lavezzi? Nuk kam folur kurrë por nëse do të ma kërkonin do të isha i gatshëm ta bëja. Nëse mund të jap një dorë, do ta bëja me shumë dëshirë", është shprehur Zanetti. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori