Zanetti me fjalë emocionese për Interin që fitoi tripletën
Ish-kapiteni i skuadrës së Interit, Javier Zanetti dha së fundmi një prononcim për situatën te zikaltërit, Interin e 2010-ës dhe ndeshjen ndaj Milanit dhe Barcelonës.

"Ai Inter dhe skuadra aktuale janë në dy situata plotësisht të ndryshme. Ne ishim duke e arritur kulmin e një epoke. Kthimi në Ligën e Kampionëve është pika e një fillimi të ri, por ne e kemi një skuadër mjaft të mirë që mund të arrijë shumë.

Ndeshjet e ardhshme kundër Milanit dhe Barcelonës janë shumë të rëndësishme. Natyrisht, Derby di Milano është ndeshja kryesore dhe që të dy skuadrat janë tani në formë të mire.

Derbin të cilin e përkujtoj me më së shumti dashuri është ai i vitit 2010, të cilin e fituam me rezultat 4-0. Të gjithë duan të marrin pjesë në një ndeshje të tillë dhe shpresoj se do të fitojmë. Fitorja kundër Barcelonës është e mundur pasi që futbolli është një sport shumë i balancuar dhe çdo skuadër e ka dikë që mund të prodhojë momente magjie”, tha Zanetti. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2018, ora 14:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori