Zanilo pasardhësi i Tottit, Roma gati ti trefishojë pagën
Pëlqej
Kur mbërriti në verë te Roma, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Radja Nainggolan tek Interi.

Por Nicolo Zaniolo për më pak se 7 muaj nga transferimi i tij në Romë, 19-vjeçari ka rrëmbyer zemrat e tifozëve romanë, të cilëve u kujton një legjendë të klubit, Francesco Tottin.

Firmosi për 5 vjet për një pagë minimale 300 mijë euro në sezon, që mund të shkonte në 600 mijë nëse do të plotësohej kriteri i ndeshjeve të luajtura.

Me 14 ndeshje e tre gola në Serinë A, dy takime në Kupën e Italisë dhe sidomos me 6 aktivizime e 2 gola në Champions Zaniolo e ka fituar tashmë pagën maksimale që parashikonte kontrata.

Ndërkohë në fund të sezonit, palët do të ulen në tryezë për të përpiluar kontratën e re me gjashtëfishim të pagës dhe zgjatjen edhe një vit tjetër deri në vitin 2024.
Shtuar më 14/02/2019, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori