Zaniolo infektohet me Covid-19
Nicolo Zaniolo ka njoftuar se ka testuzt pozitiv për COVID-19.

Nicolo Zaniolo ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Mesfushori i Romës ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram.

"Kam dalë pozitiv me COVID-19 pas testit të fundit të realizuar sot. Ndihem mirë, nuk kam simptoma dhe kam filluar menjëherë periudhën e karantinimit", shkroi ai.

"Shpresoj të kthehem në stërvitje ne Trigoria sa më shpejtë të jetë e mundur, në ndërkohë do të bëj tifo për bashkëlojtarët e mi nga shtëpia", përfundoi Zaniolo.
Shtuar më 18/01/2021, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori