Zaniolo-Juve, Paratici takohet me agjentin e lojtarit
Nikolo Zaniolo ka bërë një supersezon me Romën dhe shumë skuadra janë vënë në ndjekje të tij. Mesfushori italian iu bashkua skuadrës romane në një marrëveshje që pa Ragia Naingolan t’i bashkohej Interit dhe që nga mbërritja e tij në “Stadio Olimpico”, ka bërë paraqitje të shkëlqyera.

Si gjithmonë, pas paraqitjeve të mira, fillon interesimi në merkato dhe për Zaniolon, Juventusi po insiston me ngulm. Sipas "TuttoSport", drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, është takuar me agjentin e Zaniolos sot, Klaudio Vigoreli.

Me shumë gjasa, një marrëveshje mes Romës dhe Juventusit është arritur dhe tashmë, duket se “Zonja” duhet vetëm të bindë lojtarin dhe agjentin e këtij të fundit. Sezonin e ardhshëm, talenti italian mund të veshë fanellën bardhezi të kampionëve të Italisë. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2019, ora 21:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori