Zaniolo shpreh hapur dashurinë për Romën: Është gjithçka për mua
Ylli i Romës, Zaniolo vazhdon të shprehë dashurinë që ka për ekipin e tij.

Italiani po planifikon të qëndrojë edhe për disa vite te Roma dhe të kthehet akoma më i fortë nga dëmtimi.

Për 20 vjecarin janë të interesuara shumë skuadra të mëdha, por si duket do ti duhet të presin.

"Roma është gjithçka për ma, ata më kanë dhënë mua emocione të papërshkrueshme, duke filluar nga debutimi në ‘Santiago Bernabeu’", ka thënë Zaniolo.

"Kështuqë, nuk shoh pse duhet të ndryshoj dhe shpresoj që të jem këtu për shumë vite të tjera", ka shtuar italiani.

Tutje lojtari ka folur edhe rreth lëndimit të pësuar.

"Dëmtimi në gju ishte goditje e rëndë. E kam pjesën e rëndë pas 2 apo 3 javëve, të cilat ishin të vështira. Shpresoj të rikthehem në fushë më shpejtë dhe të jem më i fortë sesa isha më parë", ishin fjalët e Zaniolo.

Zaniolo ka tërhequr edhe vëmendjen e Juventus, por edhe skuadrave jashtë Italisë. Komentet e tij mund të qetësojnë drejtuesit e ‘Giallorossi’.
Shtuar më 06/04/2020, ora 19:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori