Kapiteni i Interit, Javier
Zanetti, i ka idetë e qarta për ketë
sezon: "Mendojmë se mund të fitojmë Kupën e Italisë dhe Europa
League-n. Ndërsa synimi ynë në kampionat është të shkojmë sa më larg të jetë e mundur. Mund t’ia dalim", ka thënë
Zanetti.
Interi ka përjetuar një moment rënieje dhe argjetninasi nuk e fsheh këtë fakt: "Kemi luajtur shumë ndeshje në një afat të shkurtër kohor dhe ndodh që
skuadra të ketë një rënie në rendimentin e saj. Tani
skuadra ka filluar të shfaqë shenja të mira dhe kemi besim se do të shkojmë larg këtë
sezon", është shprehur kapiteni i zikaltërve. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2013,
ora 16:26