Zaza: Kam humbur penalltinë më të rëndësishme të karrierës sime
Sulmuesi i Italisë, Simone Zaza, e ka përjetuar keq humbjen e penalltisë në ndeshjen ndaj Gjermanisë. Italia u eliminua nga Gjermania në Euro 2016, pasi Simone Zaza humbi penalltinë vendimtare.

“Kam humbur penalltinë më të rëndësishme të karrierës sime, dhe do të jetë me mua për pjesën tjetër të jetës sime.

Më vjen keq që i kam zhgënjyer italianët. Unë kam marrë gjithmonë, kam realizuar nga penalltia, dhe isha i bindur se do të shënoja.

E kam dërguar Manuel Neuer në rrugën e gabuar, por fatkeqësisht topi doli shumë lartë portës”, është shprehur Zaza. /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2016, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori