Zbardhen negociatat, kjo është shifra që kërkon Hysaj për rinovimin e kontratës
Vetëm gjatë kësaj vere, emri i Elseid Hysajt ishte nga më të lakuarit për tu larguar nga Napoli, pas largimit të Maurizio Sarrit. Të shumë ishin zërat që e çonin mbrojtësin shkodran tek Chelsea.

Por, në fund ai vendosi të qëndronte, edhe pas ardhjes së Ancelottit tek napoletanët. Tashmë, RAI Sport hedh dritë mbi zërat e rinovimit të kontratësHysajt. Mbrojtësi i djathtë, ka kontratë deri në fund të vitit 2021.

Që të rinovojë, Hysaj kërkon të paktën 3 milionë euro neto në sezon, nga 1.8 që përfiton aktualisht. Por, në radhët e Napolit nuk ofrojnë më shumë se 2 milionë. Negociatat mes palëve vazhdojnë ende, dhe 1 milionë eurot që ndajnë firmën, duket se janë një “dhimbje” koke për presidentin De Laurentis. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2018, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori